VIDEO/ A e dinë macet emrin e tyre, apo ato thjesht na injorojnë?

Macet kanë një reputacion si kafshë shtëpiake të dashura por ama që karakterizohen nga indiferentizmi i tyre i lartë në raste kur nuk kanë një interes ndaj pronarit të tyre. se deri ku arrin indiferentizmi i tyre e tregojnë disa studiues nga Japonia.

Ndërsa pronarët e qenve duhet të bëjnë shumë pak për të tërhequr vëmendjen e qenushëve të tyre të dashur, macet janë diçka plotësisht tjetër.

Qentë mund të trajnohen për të kuptuar shumë fjalë që u themi atyre; macet ndonjëherë duken gati gati sikur të mos e vinin re ekzistencën tonë.

Por cilët janë kufijtë e aftësisë sonë për të komunikuar vokalisht me macet shtëpiake (Felis catus)? Janë bërë shumë kërkime në lidhje me mënyrën se si qentë i kuptojnë vokalizimet njerëzore, por deri më tani, aftësia e maceve për të interpretuar komunikimin njerëzor është relativisht pak e studiuar nga shkencëtarët.

Për të zbuluar nëse macet mund të bëjnë dallime mes emrave të tyre dhe llojeve të tjera të fjalëve, që njerëzit u thonë atyre, studiuesit nga Universiteti i Tokios zhvilluan një seri eksperimentesh me 78 mace.

Studiuesit testuan nëse ka rëndësi nëse macja është pranë një personi të njohur i cili po i drejtohet apo nëse është tërësisht pranë një të huaji dhe në fund studimi rezultoi se nuk ishte ndrojtja që i pengonte ato të ragonin.

Në fund të studimit rezultatet sugjeruan se shumica e maceve mund të dallojnë lehtësisht emrat e tyre dhe fjalët e tjera, edhe nëse ato janë fjalë të ngjashme, dhe pavarësisht nëse është pronari i tyre ose ndonjë person tjetër i panjohur i cili po flet.

Dhe nga ky survejim rezultoi se macet e dinë mjaft mirë emrin etyre por thjesht sillen si indiferente me njerëzit madje i shpërfillin pronarët e tyre kur i thërrasin.

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net