Nuk akordoi penallti, ja dënimi që merr arbitri i ndeshjes Juventus - Milan

Pas gjykimit me polemika në Juventus-Milan, arbitri Michael Fabbri momentalisht është pezulluar dhe dy javët e ardhshme nuk do të gjykojë ndeshje në Serie A.

Si pasojë, “La Repubblica” shkruan se arbitri 35-vjeçar rrezikon që të mos gjykojë asnjë ndeshje të Milanit deri në fund të sezonit, shkruan SYRI.net.

Për të shqyrtuar rastin në fjalë, mëngjesin e sotëm është zhvilluar një takimi ndërmjet trajnerëve, kapitenëve dhe gjyqtarëve në zyrat e Serisë A.

Në minutën e 34-të të takimit, Çalhanoglu ka krosuar ndërsa mbrojtësi i Juventusit, Aleks Sandro e ka ndalur topin me dorë brenda zonës ndërsa pavarësisht kësaj gjyqtari vijoi lojën.

Gjyqtari i cili ishte në krye të VAR-it (Gianpaolo Calvarese) konfirmoi se prekja me dorë ishte penallti, por gjyqtari kryesor, Michael Fabbri vendosi kundër VAR-it dhe konfirmoi vendimin e tij.

Kujtojmë që edhe në të kaluar arbitri Rosario Abisso u ndëshkua për shkak të gjykimit skandaloz në përballjen Fiorentina-Inter.