Shpërthim në Paris: zjarr i fuqishëm në një godinë banimi, kërkohet për viktima

Një zjarr që u përhap rrufeshëm ka përfshirë një godinë banimi në skajin verior të Parisit. Zëdhënësi i zjarrfikësve, Grabriel Plus, tha për AP se nuk e dinin në kishte viktima në zjarrin që shpërtheu të shtunën në darkë dhe që u përhap në të katër katet e godinës së madhe moderne.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar nëse ka viktima.

 Zëdhënësi tha për BFM TV se ishte shumë shpejt për tëditur origjinën e zjarrit. Ai tha se filloi në të dy anët, si brenda dhe jashtë godinës dhe u përhap nga kati i tretë në katin e gjashtë. Ndërtesa ka dy kulla ashensori, që zakonisht e përhapin zjarrin.

Parisi shënoi zjarrin më vdekjeprurës të një dekade në fillim të këtij viti, kur një shpërthim në një lagje perëndimore vrau 10 persona në shkurt, thekson AP.  

Një tjetër media shkruan: Shpërthimi i fuqishëm tronditi Parisin të shtunën, duke nxitur evakuimin e qindra njerëzve. Zjarri shpërtheu në një rezidencë banimi në rrethin e 19, në cep të bulevardit Macdonald dhe Mollaret Lane.

Një tjetër burim mediatik shton se rreth 60 zjarrfikës janë angahuar që nga ora 21:30 në godinën pranë bulevardit Macdonald dhe Zalle Mollarethave. Po ashtu, u njoftua për ndërprerje të energjisë elektrike.

Asnjë i lënduar nuk është raportuar deri tani. Banorët dhe kalimtarët janë këshilluar të monitorojnë situatën dhe të shmangin zonën ku ka rënë zjarri, pasi ka mbyllje rrugësh dhe ndërprerje transporti./SYRI.NET