Vetëdenoncuese/ Mediat nën sundimin e ERTV ‘fshehin’ drejtorin e VOA, FOTOT

Ne një parashtrim dhe analizë të detajuar, drejtori i “Zërit të Amerikës” Elez Biberaj, i cili i ka paraprirë rrëzimit të Alisë në ‘92 dhe Berishës në 97, ka akuzuar Edi Ramën si sundimtar të korruptuar dhe arrogant që me mediat nën kontroll dhe dy-tre oligargë ka rrëzuar demokracinë.

Por mediat nën kontrollin e Ramës dhe Fugës, e kanë censuruar ose fshehur nën rreshta analizën dhe recetën e DASH për zgjidhjen e krizës pasi dihet që VOA pasqyron qëndrimet zyrtare të Departamentit të Shtetit.