Gega pas humbjes: Përgjegjësia bie mbi mua, ja ku gabuam...

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur pas humbjes në shtëpi përballë Luftëtarit.

Në një intervistë për “Supersport”, mori përsipër përgjegjësinë e dështimit.

“Mendova se Kupa ishte mos impenjim. Sot ishim jashtëzakonisht të impenjuar. Ishim entuziast pas humbjes së Kukësit. Në momente të veçanta nuk ishim të vëmendshëm. Gjirokastra shfrytëzoi gabimet tona. Një hap i rëndë. Hera e parë që mundemi në shtëpi për këtë sezon. Unë jam trajner i tyre, përgjegjësia bie mbi mua. Nuk do doja të vinte kurrë kjo situatë. Ndjej keqardhje për ekipin, tifozët dhe klubin”, tha ai.

Mund të ketë ndikuar pak humbja e Kukësit?

E morëm më tepër se seriozisht. Ndoshta presioni ndikoi. Donim që gjërat të shkonim mirë. Duke hyrë në presion gjërat fillojnë luhaten. Pjesa e parë ishte e dobët. Pjesën e dytë futëm gjithë arsenalin që kishim. Ishim të zbehtë në sulm, e pësuam me kundërsulm. Luftëtari nuk bëri më shumë se 3 gjuajtje në portë.

A mos është momenti që ta shkundni skuadrën?

Kemi qenë cinik gjatë gjithë kohës. Nga ndeshja e parë e kampionatit i dimë detyrimet. Jemi munduar t’ia u shpërblejmë tifozëve. Në futboll ka momente të veçanta që me 3 gabime dënohesh 3 herë. Është një zhgënjim, nuk besoj se jemi klubi i parë në planet që na ndodh. Përgjegjësia bie mbi mua. Lojtarët janë ata që na çuan 9 pikë larg rivalëve. Në lojë u bë interpretim jo i duhur dhe ndodhi ajo që ju patë.