FOTO/ Shqipëria shtëpia juaj! Mesazhi i veçantë i Kryemadhit për të rinjtë

Shqipëria shtëpia juaj! 

Ky ka qënë mesazhi që Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka dhënë të rinjve shqiptarë.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, e rrethuar me të rinj dhe shkruan se rinia është energji e shpresë për Shqipërinë.

Mesazhi i znj. Kryemadhi vjen në një kohë që largimi i të rinjve nga vendi është një nga plagët më të rënda të shoqërisë tonë, një eksod që ka filluar që pas vitit 2013 e që nuk po ndalet.

Pikërisht kjo cështje ka qënë një ndër pikat kryesore të opozitës shqiptare e cila që prej dy muajsh është në një fushatë të pandalur protestash përmes të cilave kërkon largimin e qeverisë, si përgjegjësja kryesore e largimit të të rinjve nga vendi.

Ja mesazhi dhe FOTO e publikuar nga Kryetarja e LSI-së.