ZYRTARE/ Motra e futbollistit të njohur merr pjesë në Big Brother

Të hënën pritet të startojë edicioni i 16 i “Grande Fratello” në Canale 5, në Itali, një “reality show” i njëjtë me Big Brother Albania, që organizohet në Shqipëri.

Gjatë ditëve të fundit janë zbuluar disa nga emrat e pjesëmarrësve, ndërsa sot është konfirmuar se mes tyre do të jetë edhe Ivana Icardi, motra e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Kjo e fundit është bërë disa herë protagoniste në rrjetet sociale, por edhe emisionet televizive në Itali, ku ka folur për marrëdhëniet aspak normale me Wanda Narën, të cilat kanë kushtëzuar edhe raportin e Mauros me familjen.