Zidane ‘blen’ Eden Hazard: Është lojtar fantastik, më ka pëlqyer gjithmonë

Zinedine Zidane ka dalë sot përpara mediave në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes kundër Eibarit.

Trajneri i Realit, nuk ka folur vetëm për skuadrën e tij, e cila është duke bërë një sezon shumë të dobët, por foli dhe për Eden Hazardin, një prej lojtarëve që “Los Blancos” e kërkojnë me ngulm.

“Është një lojtar fantastik. Ajo që mund të them është se, Hazard është një lojtar që më ka pëlqyer gjithmonë. Ai ka luajtur në Francë dhe e kam ndjekur shumë. E njoh personalisht, por nuk ka ndryshuar asgjë për atë që mendojnë unë për Hazardin si lojtar”, ka thënë Zidane për yllin belg të Chelseat.

Hazard është një nga lojtarët që ndiqet me shumë kujdes nga Reali dhe në momentin e parë, në merkaton e verës do të bëhet oferta e parë, e cila me shumë mundësi nuk do të refuzohet nga Chelsea dhe lojtari.