FOTO/ Arbana Osmani zbulon kuptimin e inicialit në varesën që mban kudo me vete

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga jeta profesionale dhe private.

Së fundmi moderatorja publikoi një foto detajii cili ka tërhequr vëmëndjen e ndjekësve të saj.

Bëhet fjalë për inicialin e shkronjës J, që është emri i djalit të Arbanës Jon, i cili është 4 vjeç.

Përpos shkronjës J ajo mban edhe një numër 7 në varse që ka ngjallur kureshtjen e të gjithëve.

“Çfarë kuptimi ka ajo varësja me nr. 7? Apo është shkronja z?”, e pyet dikush në Instagram, ndërkohë që Arbana ia kthen:

“Është datëlindja ime”, shkruan moderatorja duke shuar kështu dhe kuriozitetin për të gjithë ndjekësit e saj.