VIDEO/ Sedorf përshëndet Milanin para supersfidës me Juventusin

Clarence Seedorf, një ish-lojtar dhe trajner i Milanit dhe trajneri aktual i Kamerunit, dërgon një mesazh shprese për klubin dhe tifozët kuqezi.

"Unë besoj në Ligën e Kampionëve, Forza Milan. Djemtë janë duke u trajnuar mirë, me përkushtim”, thotë holandezi.

“Kam ardhur të përshëndes mikun tim Rino dhe të shoh ekipin", shtoi ish-mesfushori.

Seedorf ishte një lojtar i Milanit nga viti 2002 deri në 2012, duke luajtur 432 ndeshje, duke shënuar 62 gola teksa fitoi 10 trofe.

Nga janari deri në qershor 2014, holandezi ishte gjithashtu trajner i Milanit, përpara se ai të shkarkohej.

Vizita e Sedorf në Milanello bëhet në prag të ndeshjes së rëndësishme me Juventusin.