VIDEO/ Futbollistët bëjnë ‘selfie’ si Balotelli, ja çfarë i ndodh pas festës së çuditshme!

Një situatë qesharake ka ndodhur në kampionatin maroken në ndeshjen ndërmjet Jusufia Berreshid dhe Muludia Oujdas.

Mohamed El Faik shënoi golin e avantazhit për skuadrën vendase në minutën e 33 të ndeshjes dhe shkoi me të gjithë shokët e skuadrës drejt bankinës.

Lojtari në fjalë u mundua të kopjonte gjestin e Balotellit i cili bëri një selfie kur po festonte golin kundër Marseilles.

Lojtarët morën celularin, por për çudinë e tyre, gjyqtari sinjalizoi kudnërshtarët që të rifillonin ndeshjen dhe ata u kthyen me shpejtësi mes panikut në fushë, ndërsa kundërshtarët  i afroheshin zonës.

Në atë moment, një lojtar u detyrua të shkaktonte penallti, nga e cila erdhi edhe goli i barazimit për ekipin mik.

Në fund festa për të bërë ‘selfie’ dështoi keq.