Sherri në Tirana-Laçi/ Ambasada Britanike interesohet për sulmuesin anglez të bardhebluve

Menjëherë pas grushteve në sfidën mes Tiranës dhe Laçit në kryeqytet të shtunën e shkuar, ambasada britanike në Tiranë ka kontaktuar klubin Tirana dhe është interesuar për gjendjen e lojtarit anglez, Majkëll Ngo.

Kështu, një punonjës i Ambasadës është takuar me drejtuesit e Tiranës dhe kanë kërkuar informacion të hollësishëm për gjendjen e lojtarit.

Po kështu, sipas “Panorama Sport”, ambasada ka kërkuar informacion, nëse klubi Tirana ka bërë kallëzim penal në polici dhe në Federatë.

Ambasada ka marrë gjithashtu të gjitha pamjet filmike të stadiumit dhe të dhunës ndaj Majkëll Ngosë dhe ka kërkuar nga klubi Tirana që t’i qëndrojë pranë futbollistit britanik.