SHBA distancohet nga pazari Vuçiç-Thaçi-Rama, për shkëmbime territoresh!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës e cila është e zbatueshme, që nuk provokoj destabilitet në asnjërin prej vendeve apo në rajon dhe që të jetë e qëndrueshme. 

Zv. Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shteti për Europën dhe Azinë i cili javën tjetër do të vizitojë edhe Tiranën, Mathew Palmer, në tagrin e përgjegjësit për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se SHBA mbështesin një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, por me kusht që ajo të mos provokojë destabilitet. I intervistuar nga revistën “CorD”, ai ka sqaruar pozicionin e ShBA-së në këtë proces që sipas tij është mbështetës dhe inkurajues, pa ndërhyrë në drejtimin e dialogut nga BE. Por Palmer ka theksuar, se SHBA nuk do të imponojë asnjë variant dhe se palët kanë pavarësi të plotë në proces.

“SHBA nuk kanë parashkruar dhe as do ta bëjë këtë në të ardhmen, sesi duhet të jetë zgjidhja. Procesi i arritjes së marrëveshjes duhet të çohet para nga palët e përfshira në të dhe vetëm në këtë mënyrë mund të aplikohet në mënyrë të qëndrueshme si në Serbia ashtu edhe në Kosovë. Ne inkurajojmë palët që të demonstrojnë pavarësinë e plotë në proces…Ne nuk mund të dëshirojmë më shumë sesa ato duan për veten e tyre. ShBA është e gatshme që të ndihmojë në të gjitha mënyrat e mundshme por u takon liderëve të Kosovës dhe Serbisë të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në negociata dhe të kalin atë që Presidenti Trump e ka quajtur “një mundësi historike”, ka deklaruar Palmer. 

Ai ka nënvizuar se SHBA i sheh Serbinë dhe Kosovën si dy vende sovrane dhe të pavarura që duhet të normalizojnë marrëdhëniet. Pra Zv. Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shteti, ka hedhur poshtë kështu të gjithë retorikën e ngritur nga presidenti Thaçi sipas të cilit shkëmbimi i territoreve po bëhet se kështu dëshiron SHBA. idetë për shkëmbimin e kufijve duket se përfundimisht mbeten përgjegjësi e palës kosovare dhe asaj serbe, përderisa ShBA nuk do të identifikohet si faktor presioni në këtë drejtim. Kujtojmë se Hashim Thaçi dhe Edi Rama prej kohësh kanë ngritur alibinë dhe kanë lënë për të kuptuar, se për çështjen e rikonfigurimit të kufijve të Kosovës ata kanë mbështetjen e SHBA.