Humbja e parë pas rikthimit te Reali, Zidane befason me deklaratën për lojtarët

Zinedine Zidane e ka arsyetuar humbjen e parë pas rikthimit te Real Madridi, të pësuar nga Valencia, si mungesë motivimi nga lojtarët.

Real Madridi u mposht 2-1 mbrëmjen e djeshme në “Mestalla” nga Valencia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të La Liga-s.

“Është e vërtetë, se ndoshta në këto kohë na mungon motivimi. Lojtarët nuk e kanë motivimin e duhur në ndeshje të tilla. Do të përpiqemi të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Zidane.

Real Madridi ndodhet në vend të tretë në renditjen e kampionatit spanjoll me 13 pikë më pak se Barcelona kryesuese dhe 5 më pak se Atletico Madridit.