Shokon aktorja: Shuplaka e Bujar Kapexhiut m’i bëri sytë xixa!

Aktorët më të dashur që kanë luajtur role fëmijësh si Tomka, Beni, Rudina, Sava etj ishin të ftuar në Soiree për të treguar për eksperiencat e tyre në filma e luajtur.

Gjatë bisedës në studio, aktorja Manjola Begolli, të cilën ju e njihni nga roli i saj i Rudina shahistes në “2 Herë Mat” ka treguar një episode me aktorin e madh Bujar kapexhiu, ku ky i fundit e kishte qëlluar me shuplakë.

“Shuplakë që ma ka dhënë Bujar Kapexhiu, në Kinoprovë se e bëja me Bujar Kapexhiun… m’i ka dhënë sytë xixa e më thoshte qaj!”, - është shprehur Rudina.

Më pas ajo ka treguar se kjo ishte në dublat e skenave ku ajo duhej të qante dhë në pamundësi për të qarë natyralisht, janë dashur “ndërhyrjet” e aktorit.