Sheiku ‘ngacmon’ Eni Çobanin, ja çfarë i shkruan

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe gjithnjë përditëson ndjekësit e saj me foto dhe video nga udhëtimet që bën.

Së fundi, juristja e njohur Eni Çobani ka publikuar disa foto të bëra në natyrë, ku shfaqet në super formë e veshur sportive.

“Mirmëngjes nga natyra e mrekullueshme e vendit tim”, shkruan Eni në një foto ku ka pozuar në natyrë.

Pëlqimet dhe komentet në foto nuk mungojnë, por ai që na tërhoqi ne vëmendjen është një koment i bërë nga një shtetas arab, që besohet të jetë Sheik, nisur nga informacionet dhe fotoja që ka në profilin e tij në Facebook.

Shikh Ali Abbas Alazawi e krahason Enin me hënën, në një foto që i ka publikuar në postimin e saj. Sigurisht që nuk mund të mungonte përgjigjja e juristes, e cila i shpreh falenderimet për këtë kompliment në gjuhën shqipe./iconstyle