Kupa e Shqipërisë/ Luftëtari-Partizani, formacionet zyrtare

Do të luhet në Gjirokastër sfida e kthimit mes Luftëtarit dhe Partizanit, e vlefshme për raundin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

Skuadra e Juljan Ahmatajt surprizoi të kuqtë në përballjen e parë, duke e mposhtur me rezultatin 1-2 në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Gjirokastritët duken më pranë kualifikimit, gjithsesi gjithçka mbetet e hapur.

Kryeqytetasve iu duhet të fitojnë me 2 gola diferencë. Ky takim nis në orën 14:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet

Luftëtari: Bakaj, Rapa, Hoxha, Kocionis, Xhekson,  Aleksi, Rapo, Chanti, Demo, Fili, Dunga

Trajner: Juljan Ahmataj

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Rexhepi, Kalari, Trashi, Atanda, Kardozo, Mensah, Asani, Çinari

Trajner: Skënder Gega