Kupa e Shqipërisë/ Laçi-Tirana, formacionet zyrtare

Laçi dhe Tirana do të përballen mes tyre në orën 14:00 në kuadër të Kupës së Shqipërisë.

Kujtojmë se sfida e parë në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të bardhebluve.

Starova e ka nisur këtë sfidë si rrallëherë me 3 sulmues, ku Shtubina, Mane dhe Okpotu do të kërkojnë të përmbysin gjithçka.

Nga ana tjetër, Ardian Mema ka vendosur një ekip të ngjeshur në mesfushë, ku Hasani do të jetë në majë të sulmit.

Formacionet

Laçi: Selmani, Sefgjinaj, Toro, Gjoni, Mersinaj, Jonuzi, Eller, Çokaj, Shtubina, Oktpotu, Mane

Trajner: Sulejman Starova

Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Goxha, Kërçiku, Karabeci, Maveje, Daja, Sentamu, Halili, Hasani

Trajner: Ardian Mema