FOTO/ Momente tensioni në protestë, Policia përplaset me qytetarët

Një moment tensioni është vërejtur në radhët e protestuesve para pak minutash, tek u ndërprenë për pak mesazhet e të rinjve. Disa protestues janë shtyrë në drejtim të Policisë, e cila nga ana e saj nuk ka lejuar të çahet kordoni dhe ka forcuar radhët kundër tyre. Në këtë moment, Policia edhe ka bërë thirrje me megafon:

Të nderuar qytetarët. ju lutem ruani qetësinë! Mos hidhni kapsolla drejt Policisë!

Të nderuar organizatorë! Merrni masa që të mos hidhen kasolla në drejtim të Policisë. Merrni masa që personat që kanë mbuluar fytyrën, të heqin maskën ose të largohen nga protesta.

Organizatorë, keni përgjegjësinë të merrni masa.

Të nderuar qytetarë. Ruani qetësinë. Distancohuni nga veprimet e dhunshme. Mos hidhni kasolla në drejtim të Policisë. Mbajtja e mjeteve piroteknike është e ndaluar me ligj!