Arrihet ‘paqja’, Interi me Icardin sot kundër Genoas

Barazimi i papritur i Milanit me Udinesen në “San Siro” e ka nxehur edhe më shumë rivalitetin për vendin e katërt në Serinë A, i fundit që siguron pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, ndërsa për Interin ishte një “asist” për ta thelluar në 4 pikë diferencën me kuqezinjtë.

Kështu, zikaltrit kanë një shans të artë për të harruar sa më parë humbjen me Lazion, por mbi të gjitha për të kthyer harmoninë në skuadër, së cilës i është bashkuar pas një mungesë të gjatë Mauro Icardi.

Trajneri Luciano Spalletti deklaroi në konferencën për shtyp se Mauro do të jetë titullar, sonte, në orën 21:00, përballë Genoas në transfertë.

Gjithsesi, polemikat ende nuk janë shuar, sepse ka një reagim të ashpër nga tifozët, që nuk ia falin kapitenit sjelljen e javëve të fundit.