Sot seancë, mijëra qytetarë nisen për protestë përpara parlamentit

Opozita e bashkuar do të protestojë sot në orën 9:30 përpara Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur pritet mbledhja e seancës plenare.

Kërkesat e opozitës janë të qarta tashmë: dorëheqjen e kryeministrit, qeveri tranzitore që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare pa Edi Ramën.

Protestuesit janë duke u nisur nga qytete të ndryshme të vendit, ndërkohë që Policia ka nisur rrethimin e Kuvendit dhe bllokimin e rrugëve kryesore dhe dytësore që të çojnë drejt godinës ku do të mblidhen deputetët.

Monika kryemadhi, kryetarja e LSI, e ka publikuar një ditë më parë thirrjen për protestë sot në orën 9:30 me këtë moto: Ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tonë.