Milan humb sërish pikë, barazon përballë Udineses

Milan nuk ka marrë më shumë se 1 pikë në përballjen në “San Siro” kundër Udineses e vlefshme për javën e 30 në Serie A.

Të besuarit e Gattusos kanë humbur sërish pikë pasi barazuan 1-1 duke ndërlikuar situatën e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.

Në minutën e 44’ ishte Krzysztof Piatek që shënoi golin për vendasit, ndërsa Udinese barazoi shifrat me anë të Lasagna (65’).

Deri në minutat e fundit të ndeshjes kuqezinjtë u përpoqën për të shënuar por nuk arritën dot të mposhtnin portierin kundërshtar.

Pas këtij barazimi, Milani mbetet në vendin e katërt me 52 pikë, 4 më shumë se ndjekësit e Lazios.