Me siguri se keni vënë re! Marina na fal, por kjo GAFË që sapo bëre, s’do t’i pëlqejë aspak Getoarit

Ghetto Geasy ose ndryshe Getoari siç e njohim nga fillimet e tij, sapo ka sjellë këngën më të re “Amante”, në videoklipin e së cilës ndodhet edhe Klaudia Pepa, si balerinë kryesore.

Të shumta ishin komplimentat dhe shpërndarjet nga miqtë e estradës për Getoarin, por sigurisht nuk mund të mos mungonte as postimi i partneres së tij, Marina Vjollcës.

Teksa ka shpërndarë videoklipin ajo gjithashtu ka bërë tag, @klaudiapepa, por edhe atë që mund të jetë një faqe fansash e Getoarit, e quajtur @ghettogeazy. Nëse do klikoni mbi të do shihni që nuk është profili i vërtetë i reperit.

Kanë kaluar 20 orë tashmë nga publikimi dhe duket se Marina ende nuk e ka vënë re këtë gafë. E gjithë pyetja që ne po bëjmë është se si do ndihet Getoari në këto momente.