Sa e duan pijen? Zbuloni shenjat e horoskopit që janë shpirti i festës ose vetëm qajnë

1. Dashi - Dehet shumë dhe duket si një aktor nga një film i Indiana Jones

Kjo shenjë e dashuron pijen dhe ka aftësinë për t’ja kaluar çdo personi që ka në tavolinë. Madje ndërkohë që pijnë, mund ti hipë adrenalina dhe në një moment mund ti shohësh duke ecur në një fijë teli mes dy ndërtesave 10 katëshe. Nuk mund ti bësh të heqin dorë sepse janë Dash dhe nuk duan të dorëzohen. Mund ti korruptosh duke i orfruar një pije më shumë.

2. Demi - Mbroni veten dhe të dashurit tuaj

Me demat mund të bësh shumë qejf kur jeni duke prë. Madje ata janë aq të mirë sa sigurohen që të gjithë të shkojnë në shtëpi të sigurtë apo të jenë mbështetje për ata që i zë pija me të qarë. Por ka dhe disa raste kur një mbrëmje jashtë me një dem mund të kthehet në kaos dhe ndodh atëherë kur i lind dëshira për të kërcyer. Po flasim për këmbët dhe duart që rrotullohen si mullinj me erë me përmasa ciklonike. Ruani sytë ose gjithçka që keni në tavolinë.

3. Gaforrja - Të rrëmujshëm dhe melankolikë, por do të qeshin ndërsa vuajnë nga brenda

Nuk janë shokët më të mirë të pijes dhe kur dehen papritur kthehen në poetë nga Irlanda. Do të qajnë për miqtë dhe të dashurit që kanë humbur, por gjithashtu bëhen filozofikë dhe ngrejnë dolli për fillimet e reja. Do ti mungojë shtëpia apo qeni i tyre gjatë kohës që pijnë dhe ka shumë shanse ti humbasë portofoli ose telefoni. Mos harroni që kur ti çoni në shtëpi, ti hidhni një batanije sipër.

4. Binjakët - Për një minutë janë mirë, pastaj kthehen në fatkeqësi që ecën

Ata duken sikur e kanë gjithçka nën kontroll, duken të qeshur, flasin dhe qëndrojnë drejt e me kokën lart. Pastaj papritur, pa asnjë lloj paralajmërimi, sëmuren dhe kanë shumë të përziera, ndërkohë që flasin pa kuptim. Janë një suprizë e vërtetë gjatë gjithë kohës që pijnë dhe të gjithë vërdallë pyesin “Çfarë i ndodhi?”. Ndonjëherë mund të dehen me një gotë të vetme, por ka raste që i duhet një frigorifer i tërë me pije alkoolike. Pregatiturni për turbulencë!

5. Luani - Nuk është tamam shpirti i festës

Shenja e luanit njihet si e zhurmshme dhe ekspresive por kjo gjë nuk i ndodh kur dehen. Pas disa pijesh ata transformohen në persona që shohin vetëm detajet, nuk e humbasin kontrollin dhe sillen si mbretërorë, ashtu siç janë në të vërtetë. Nëse nuk i kushtoni vëmendje gjatë kohës që keni dalë, bëhen të mërzitshëm, ose më keq akoma, kthehen në njerëz të dehur me humor të keq dhe askush nuk e do këtë.

6. Virgjëresha - Pija nuk është tamam “gjëja” e tyre

Nuk janë pijedashës, nuk e pëlqejnë erën e alkoolit apo shijen e tij dhe me thën të drejtën janë më shumë fansa të stimuluesëve të tjerë. Kanë “hangoverin” më të keq nga të gjitha shenjat dhe kur janë të dehur, nëse i thua diçka të gabuar, mund ta humbasësh miqësinë me ta. Më mirë mbajini esëll dhe kërkoni për shokë të tjerë për të pirë.

7. Peshorja - Pija i kthen në këngëtarë ose artistë

Peshoret dhe personaliteti i tyre, e dashurojnë një karaoke kur janë të dehur dhe kanë aftësinë për të kthyer dhe eventet më të mërzitshmë në festa të viteve 90’. Entuziasmi i tyre mund të bëjë që dhe personat më antisocialë ta shijojnë një festë dhe sigurisht duan vetëm të performojnë. Gjëja e vetme negative që kanë, është se e çojnë dashurinë pak më larg se ç’duhet me duart dhe buzët, nëse e keni parasysh se ç’dua të them.

8. Akrepi - Kur pijnë kthehen në treguesit më të mirë të historive.

Alkooli i bën Akrepat që të “lëshojnë gjuhën” dhe kthehen në tregues historish, me një talent të jashtëzakonshëm për të përshkruar situata të vetes dhe të miqve të tyre. Nuk ka rëndësi nëse këto histori janë të vëreta apo jo, ata mund t’ju çojnë në një udhëtim të mrekullueshmë imagjinate. Kanë një aftësi për ti rënë të fikët nga pija, në mënyrën më elegante të mundëshme dhe aty e kupton që festa ka mbaruar. Gjithashtu nuk do ta thonë nëse historia e tyre ishte e vërtetë apo e trilluar.

9. Shigjetari - Janë ata që teksa pijnë kanë një llampadar në kokë

Janë shenja që bën më shumë shaka ose lojëra kur janë të dehur. Gjatë gjithë kohës mendojnë se si të trembin miqtë e tyre, madje shpesh e kalojnë cakun e asaj që quhet humor dhe mund ti shohësh në koliben e qenit të komshiut ose duke mbajtur tavanin që po bie të një dhome. Mund të argëtoheni nga shakatë e tyre por më mirë mos ju bashkoni.

10. Bricjapi - Çuditërisht kur pijnë janë shumë socialë dhe është e vetmja herë kur ulin “mburojën”

Bricjapët e duan pijen dhe kur dehen duan të bëhen shokë me të gjithë në dhomë dhe të flasin me ta mbi gjithçka. E fillojnë me tema të lehta, për të përfunduar pastaj tek ekonomia dhe politika. Nuk duan të ulen por të qëndrojnë në këmbë, sepse duan të jenë aktivë. Kur një bricjap pi është e vetmja herë që ja lejojnë vetes të ulin poshtë “mburojën” dhe nuk shqetësohen dhe aq shumë për gjërat si zakonisht.

11. Ujori - Ndihmojini të heqin stresin por kur të zhduken mos i kërkoni, kaq ishte për ta!

Alkooli i ndihmon Ujorët që të mos e ndjejnë presionin që kanë për të shpëtuar botën çdo ditë. Ndërkohë që pijet ndjekin njëra-tjetrën, biseda e tyre do të shkojë nga e thellë dhe me shumë kuptim në sipërfaqësore dhe madje do merren dhe me thashetheme. Gjithsesi ata e dinë kur duhet të ndalojnë dhe thjesht do zhduken pa thënë mirupafshim, mos u ofendoni, thjesht vendosën që aq ishte.

12. Peshqit - Ndonjëherë është sikur sheh një tren që do të përplaset

Ata janë mjeshtra të kujdesit për veten. Nëse po kalojnë një periudhë të keqe, ndërkohë që pijnë, mund të bëhen shumë sentimentalë dhe të tregojnë të gjitha sekretet. Toleranca e tyre për alkoolin është shumë e ulët, dhe historia ka treguar që kanë përfunduar dhe spital nga pija. Gjithsesi nëse janë të lumtur ose të qetë, ata mund të jenë shokët më të mirë për të festuar, duke shpërndarë dashuri dhe pluhur zanash kudo që shkojnë.