A duan vajzat e bukura të kenë shoqe më të bukura se ato?

Sipas një studimi, femrat e bukura kanë më shumë gjasa t’i zgjedhin mikeshat e tyre të bukura.

Studimi, i kryer nga ekspertë nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Otago në Zelandën e Re, mblodhi 172 të huaj, të cilëve u kërkoi atyre të vlerësonin veten për paraqitjen tërheqëse dhe pastaj u tha të zgjidhnin me kë do të shoqëroheshin.

Rezultatet zbuluan se femrat më tërheqëse e pëlqenin njëra-tjetrën.