'Kryeministër derëzi që nuk respekton as lehoninë e grave'

Një tjetër reagim i ashpër në lidhje me gjuhën që Rama përdori sot në Përrenjas, ku nuk kurseu as një vajzë 5 ditëshe për ëndrrën e tij të tepsisë, ka ardhur edhe nga ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka.

Ku i kujtoi Ramës se nuk respekton as lehoninë si një periudhë delikate në jetën e një gruaje, për qëllimet e tij të pushtetit.

“Lin Yutang ka thënë se: "Nga të gjitha të drejtat e gruas, më e madhja është ajo e të qenurit nënë".

Ky derëziu Kryeministër nuk respekton as lehoninë, si një periudhë tepër delikate në jetën e një gruaje, madje i krijon hapësira vetes, të bëjë deklarata banale e të tallet me këtë fakt.

Pas 30 qershorit, Miranda do kujdeset për vajzën e saj dhe do vazhdojë të drejtojë Bashkinë e Prrenjasit. Po ti o derëzi, pas 30 qershorit, a do kesh mundësi të kujdesesh për shëndetin tënd mendor???

Jam e bindur që Miranda po shijon mrekullinë që i fali Zoti dhe nuk e helmon veten aspak me deklaratat e këtij idioti, ashtu siç jam e bindur që mëmësia, e bën gruan më të fortë në çdo drejtim.” shkruan Caka.