Zyrtare/ Jep dorëheqjen kreu i Federatës Gjermane

Ndodhi ajo që ishte paralajmëruar. Reinhard Grindel ka dhënë dorëheqjen nga Federata Gjermane e Futbollit.

Lajmi është konfirmuar pak minuta më parë, teksa deri në zgjedhjen e presidentit të ri vendin e tij do e mbajnë nënkryetari Rainer Koç.

Me largimin e Grindel, zëvendësuesi i mundshëm i tij pritet të jetë ish-kapiteni i Bajernit, Filip Lahm.

35-vjeçari punon prej disa vitesh në administratën e Federatës dhe është një figurë me mbështetje të gjerë nga i gjithi opinioni publik .