FOTO/ ‘O zot kush ka mbetur në Shqipëri’ Roza Lati nuk duron më dhe i kthehet komentueses

Personazhet publik që janë aktiv në rrjete sociale ndeshen shpesh me komente negative nga njërëz që nuk i pëlqejnë.

Në fakt kjo vjen bashke me famën e prej së cilës askush që do të jetë i njohur nuk mund të shpëtojë.

E kjo gjë i ka ndodhur  dhe moderatores të emisionit ‘Why not’ RozaLatit.

Së fundmi në një video të publikuar nga moderatorja një koment negativ ka tërhequr vëmëndjen e moderatores.

’Bëj çfarë të duash! Shëmtira shëmtirë mbetet dhe kur hap gojën më keq akoma.Flet anglisht kur nuk di shqipen që e flet gjithë gabime.’Ftyrën’ e jo moj kafshe ‘Fytyrën’.Punon dhe në Tv. Ku ke studiuar? Vë bast në shkollën e këtyre viteve në shkollën e gomerëve.O zot kush ka mbetur në Shqipëri' shkruan ndjekësja të cilës Roza i është kthyer keq.

’Më qafsh më lej koment në çdo foto.Rri gjithë natën më ruaj çfarë postoj. Dmth kështu siç po bën. Jepi. Vëmëndja jote është benefiti im.Faleminderit për vëmëndjen.Shko futi pak dashuri dhe lumturi vetes ndërkohë se qenke duke u tharë aq sa po i shihke dhe gratë si burra.Ti më njeh si ku.rvë unë s’të njoh ty.Shnet’ja ka kthyer Roza ndjekëses.