Paralajmërimi i fortë i Bashës: Rama me regjimin e tij kërkon, të na likuidojë…

Kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka lëshuar ditën e sotme nga Shkodra, deklarata dhe paralajmërime të forta për Edi Ramën dhe mazhorancën në pushtet. Bash  tha mes të tjerave se maxhoranca aktuale mendon se mund ta likuidojë opozitën, por ai paralajmëroi njëkohësisht se s’ka gaz dhe makineri që do të mund ta shtypë opozitën.

“Shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund të likuidojë opozitën dhe se mund të bëj dhe pa të, se mund të bëj pa të dhe ta marrë Shkodrën pa zgjedhje. E mund ta mbajë Shqipërinë pa zgjedhje, nën zgjedhë për sa kohë do i nevojitet, mundësisht përjetësisht. Kjo s’ka për të ndodhur, nuk ka vegla të verbra, as gaz lotsjellës, as hafije, as aparat shtypës që do të mundë të kthej qetësinë e kufomës politike të rilindjes, trashëgimtaren e denjë të krimeve të 2 prillit 1991. Protesta madhështore e shkodraneve dhe gjithë Shqipërinë ka vetëm një përfundim, që pati protesta e 2 prillit dhe sakrifica e 4 bijve më të mirë shkodran rrëzimin e diktaturës dhe triumfin e demokracisë”, deklaroi Basha me rastin e përkujtimit të ngjarjeve të 2 Prillit nga Shkodra.