FOTO/ E pyeten nëse flet serbisht përgjigja e Mozzik do ti pëlqejë çdo shqiptarit

Mozzik dhe Loredana kanë hyrë fuqishëm në tregun muzikor.

Edhe pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Hanës, ato nuk kanë ndaluar me projektet e reja.

Kënga më e re, “Romeo&Juliett”, ka prekur majat që në ditët e para të publikimit.

Gjithashtu reperi është shumë aktiv në rrjetin social Instagram ku herë pas herë organizon rubrikën pyejte përgjigje ku i lejon fansat e tij të mësojnë më shumë rreth tij.

E një nga ndjekësit e tij e pyet nëse ai din të flas serbisht dhe përgjigja e reperit do të bëjë krenar çdo shqiptar me siguri.

’Adem Jashari’ i është përgjigjur Mozzik duke kujtuar figurën e tij historike i cili së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij u përballën heroikisht me serbët në mars të vitit 1998.