Historike dhe prekëse/ Djali i Michael Schumacher nget Ferrarin 10 vjet pas babait të tij

Ditë historike për Ferrarin dhe Formula 1. Mick Schumacher, djali i legjendës Michael Schumacher, ka nisur testet me “Kokëkuqen” në pistën e Bahreinit.

Një emocion i fortë të shohësh 20-vjeçarin me kostumin e skuderisë me qendër në Maranello 10 vjet pas babait të tij.

Schumi Jr. ka zgjedhur numrin 29 dhe do ta drejtojë “Kokëkuqen” e tij përgjatë gjithë ditës.

Një mundësi e artë që ai të tregojë se ka trashëguar talentit e të atit.