Sinan Hoxha kujton fëmijërinë: Tentova të arratisem për një jetë më të mirë

Mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur Sinan Hoxha ishte i ftuari special në emisionin shumë të dashur për shqiptarët ‘Në kurthin e Piter Panit’.

Sinani gjatë emisionit kujtoi kohën e fëmijërisë së tij.

Ai tregoi se ka qënë një nxënës i jashtëzakonshëm por ëndrra e tij u ndërpre pasi ai kërkoi të arratisej për një jetë më të mirë.

'Në vitin 1985 kur isha në klasë të 7-të apo të 8-të kam tentuar të arratisesha në një vend më të mirë se ky”, u shpreh Sinani i cili më pas tregoi që rrëzikonte të futej për 4 vjet në një shkollë vagabondash dhe të dënohej me 20 vite burg.

Fatmirësisht dënimi i tij u reduktua në 3-4 ditë burg, por Sinanit iu hoq shalli i pionerit dhe iu dogj mundësia për të vijuar studimet.

Këngëtari e ka bërë gjimnasin në Greqi, aty ku tregoi se ishte vërtet një nxënës i shkëlqyer.