VIDEO/ Arsenali 'rrëmben' vendin e tretë, mposht Newcastle United

Arsenali ka fituar me rezultatin 2-0 në përballjen ndaj Newcastle United.

Në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e 32-të në Premier League, ‘topçinjtë’ dolën me tri pikë të rëndësishme.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga mesfushori uellsiani, Aaron Ramsey, kur po luhej minuta e 30’.

Për të vulosur fitoren e skuadrës nga Londra veriore mendoi sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, në minutën e 82’ të takimit.

Me këtë fitore, Arsenal tashmë grumbullon 63 pikë, dhe pozicionohet në vendin e tretë në renditjen e Premier Leagues.