Një vit pa patriotin Agim Karagjozi/ Ish-kryeministri Berisha dedikim emocionues

Si sot një vit më parë do të mbyllte sytë përgjithmonë një prej figurave më të shquara të diasporës shqiptare të Amerikës, inxhinieri Agim Karagjozi.

Karagjozi ka qenë për dy dekada edhe kreu i shoqatës së famshme të shqiptarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vatra.

Në pranverë të vitit 1999, do të ishte Agim Karagjozi në krye të një përfaqësie shqiptaro-amerikane që u takua me Presidentin amerikan Bill Clinton për të kërkuar ndërhyrjen amerikane ndaj genocidit në Kosovë. Duke vijuar më tej me lobime të vazhdueshme për çshtjen shqiptare.

Në këtë një-vjetor të ndarjes nga jeta, ish kryeministri Sali Berisha ka postuar një dedikim të ndjeshëm për patriotin e shquar.

Postimi i plotë i ish kryeministrit Berisha:

Agim Karagjozi mbylli syte pergjithmone!

Te dashur miq, sot kombi yne humbi nje ikone te vertet te atdhedashurise, urtesise, ndershmerise se tij, Agim Karagjozin ish veprimtar i shquar, kryetar dhe se fund president nderi i organizates Vatra ne SHBA.

Jeta dhe veprimtaria e Agim Karagjozit jane nje perkushtim i jashtezakonshem ndaj lirise se kombit shqiptar. Ne krye te organizates athdhetare Vatra ai per dekada ishte zeri me i fuqishem, avokati me i pamposhtur i shqiptareve ne Kongresin, Shtepine Bardhe ne SHBA ne mbrojtjen e ceshtjes shqiptare. Qe ne ditet e para te themelimit te PD dhe opozites shqiptare dhe ne çastet me te veshtira te tyre, Agim Kargjozi, ne krye te Vatres qe ai drejtoi, do te ishte nje mbeshtetes i madh, i urte, i vendosur i palekundur ne te gjitha perpjekjet e saj per permbysjen e diktatures komuniste dhe ndertimin e demokracise ne Shqiperi.

Po keshtu, gjate luftes dhe barbarive serbe ne Kosove, Agim Karagjozi do pritej ne Dhomen Ovale nga Presidenti Klinton para te cilit ai do mbronte çeshtjen e drejte te shqiptareve te Kosoves dhe do te kerkonte qe vendi i madh i lirise te perdore fuqine e tij per t’iu dhene fund barbarive serbe ne Kosove.

Te dashur miq, une kam patur fatin te takohem shume here vllazerisht ne New York dhe Tirane me Agim Karagjozin, sot une thelle ne shpirt ndjej dhimbje e pikellim per kete humbje tejet hidheruese, perulem me nderimin dhe mirenjohjen me te thelle para vepres dhe kujtimit te tij te ndritur, shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, te gjithe anetareve te Vatres dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar. sb