Banka Europiane jep alarmin: Brexit fut në krizë tregjet globale

Brexit është kthyer në një fenomen shqetësues jo vetëm për Britaninë e Madhe por edhe për Bashkimine Eurpopian.

Një Brexit pa marrëveshje dhe i ashpër mund të fusë tregjet financiare në trazira të shumta, deklaroi një përgjegjës i lartë i Bankës Qëndrore Europiane.

“Tregjet nuk e kanë përllogaritur mundësinë e skenarit të një brexit pa marrëveshje. Kjo është diçka që ne nuk duhet ta neglizhojmë”, paralajmëroi Luis de Guindos, zëvendëspresident i BQE-së, gjatë një audicioni para Parlamentit Europian.

“Madje, tregjet reagojnë ashpër kur ndodh ndonjëher diçka që nuk është skenari i parashikuar”, shtoi ky përgjegjës i BQE-së.