Denoncimi i fortë i Bashës; 'Paulin Sterkaj u kap në përgjime duke blerë vota për të vjedhur Dibrën'

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha ka denoncuar nga Shkodra edhe deputetin socialist, Paulin Stërkaj, për të cilin tha së është kapur në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës.

Basha e bëri këtë denoncim të fortë gjatë takimit me qytetarët në Shkodër, qytetin që është goditur nga vrasjet e shumta.

 “Në Dukagjin kemi deputet një ish-trafikant që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës. Shqipëria e transformuar, Shqipëria e ndryshuar është kjo Shqipëri që do u takojë elvis dedëve dhe qindra të rinjve dhe jo Paulin Sterkajve dhe një grushti tjetër kriminelësh që i bëjnë duanë Edi Ramës nga mëngjesi deri në darkë”.