Humbja me Turqinë lë pasoja, ja çfarë pritet t’i ndodhë Kombëtares shqiptare

Renditja zyrtare e FIFA-s pritet të publikohet më datë 4 prill, por nga një përllogaritje e thjeshtë e “Football Rankings”, duke marrë parasysh ndeshjet e luajtura nga Kombëtaret që tashmë kanë nisur edhe kualifikimet për Europianin 2020, rezulton se Shqipëria do të zbresë me një pozicion.

Në renditjen e muajit të kaluar Shqipëria ishte e renditur në vendin e 61-të, ndërsa këtë herë Kombëtarja pozicionohet në vendin e 62-të.

Në këtë klasifikim ka pasur ndikim disfata e pësuar në Shkodër përballë Turqisë, edhe pse më pas Shqipëria rregulloi disi bilancin me fitoren në transfertë ndaj Andorrës.