Gjermania e para me investime në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës, ka njoftuar se në kuadër të strukturës së investime të huaja direkte (IHD), kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 57.8 milionë euro dhe shënoj rritje prej 68.8 për qind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë prej 4.1 milionë euro që është përgjysmë më pak krahasuar me TM4 2017.

“Niveli më i lartë i IHD-ve u shënua në sektorin e patundshmërisë (40.7 milionë euro), mirëpo krahasuar me TM4 2017 kishte rënie për 9.0 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sektori i dytë për nga rëndësia ishte ai i shërbimeve financiare ku niveli i IHD-ve ishte 19.5 milionë euro apo 1.1 për qind më shumë krahasuar me TM4 2017.

“Sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD në TM4 2018 tetor-nëntor- dhjetor (20.8 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 18.8 milionë euro, Shqipëria me 10.7 milionë euro, etj”, thuhet në raportin e BQK-së.