Ademi: Duhej t’i parandalonim ngjarjet në Shkodër! Lleshaj i kthen kurrizin, Veliu qesh: Unë nuk jam politikan!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka kthyer kurrizin, kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi dhe ka ikur nga salla, pas një mbledhjeje që ata patën sot për problemet e rënda të rendit në këtë qytet.

Kurse, Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, qendroi disa minita përpara kryebashkiakes Ademit, të shqetësuar për situatën kritike që kulmoi me vrasjen e dy vëllezërve Bilali vetëm dy ditë më parë dhe “denjoi” t’i jepte një përgjigje, duke nënqeshur dhe duke hequr përgjegjësinë nga vetja: Unë nuk jam politikan....

Voltana Ademi u tha se në prag të sezonit turistik, Shkodra sërish po promovohej si qyteti ku ndodhin vrasje dhe kishte probleme të sigurisë, ndaj kërkoi bashkëpunimin e gjërë të të gjitha strukturave, kërkoi mbështetje të gjithanshme.

“ Ne duhet ta parandalonim ngjarjen, - tha Ademi, duke iu referuar vrasjeve të fundit. - Në këtë histori ka pasur edhe njerëz të pafajshëm që kanë ngrënë plumb. Që do të thotë ...”

Mirëpo, ende pa mbaruar fjalën, ministri Sandër Lleshaj iku nga salla e mbledhjeve para gjithë gazetarëve të mbledhur, ndërsa Ardi Veliu tregoi “më respekt” ndaj zyrtares së lartë duke i kthyer këtë përgjigje:

“ Të lutem, unë nuk jam politikan, jam Drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe para një jave ti nuk kishe këtë opinion, nëse situata ndryshon për një javë...” i thaduke nënqeshur dhe u largua

Kryebashkiakja Ademia mbeti e vetme me kolegët e saj, para mediave, e mbylli këtë skenë të habitshme dhe të pakëndshme me fjalët: “ Nuk është korrekte me qënë kështu! Nëse kjo nuk e shqetëson qeverinë....”

NDIQNI VIDEON NE MINUTEN 7.14 SEK.