Juventusi në luftë me kohën për rikuperimin e Ronaldos, Allegri sqaron gjendjen e CR7

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Cagliarin, që do të zhvillohet për kampionat ditën e martë në orën 21:00.

Italiani ka analizuar situatën e të gjithë të dëmtuarve, ku të gjithë i kanë sytë te Cristiano Ronaldo.

Tekniku i bardhezinjve shpreson ta ketë portugezin të gatshëm për sfidën e parë ndaj Ajaxit, më 10 prill në Amsterdam.

“Ronaldo po punon mirë dhe shpresojmë të jetë ndaj Ajaxit. Kjo do jetë e vështirë, por shpresojmë dhe po punojmë dita ditës. Këmba e tij është më mirë, do të bëhet edhe një ekzaminim tjetër, por janë 9 ditë deri në ndeshjen ndaj Ajax dhe rikuperimi tij do të vlerësohet kohë pas kohe. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, deklaroi Allegri.