FOTO/ Vera do të jetë e nxehtë, e 'paralajmëron' modelja amerikane

Modelja dhe aktorja amerikane, Lindsey Pelas ka paralajmëruar një verë shumë ‘të nxehtë’.

Në Instagramin e saj, 27-vjeçarja ka postuar disa foto, me të cilat ka tërhequr vëmendjen e fansave të shumtë që e ndjekin.

Lindsey Pelas ndiqet nga 7.2 milionë fansa në Instagram dhe është një nga personazhet më popullorë të show-bizit botëror.

Jo rrallë, Pelas “nxit” fantazinë e fansave, teksa tregohet e pakursyer me fotot që shpërndan në rrjetet sociale.