Pyetja e Strazimirit: Prokuroria, çfarë paralajmëroi shefi i ‘Gjushit të Niçes’ dhe ‘Visit të Kavajës’

Ish deputeti demokrat Gent Strazimri ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas prononcimit të kreut të qeverisë Rama në Kavajë kur foli për prokurorinë.

“Paralajmëroi në cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë që, "dora e prokurorisë" do bjerë mbi cilindo që nuk është "Gjush", "Lalë", "Lala" a "Lal", e që dosjet "339" dhe "184" sa të jetë ky nuk do preken!, shkruan ish deputeti i PD.

Ja postimi i tij i plotë:

Çfarë paralajmëroi shefi i "Gjushit të Niçes" dhe "Visit të Kavajës" nga Kavaja?
Paralajmëroi në cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë që, "dora e prokurorisë" do bjerë mbi cilindo që nuk është "Gjush", "Lalë", "Lala" a "Lal", e që dosjet "339" dhe "184" sa të jetë ky nuk do preken!
... e kjo nuk përbën lajm për askënd tashmë...