Elseid Hysaj prish festën e Napolit, dëmtohet ndaj Romës

Napoli fitoi në transfertë me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Romës, por është Elseid Hysaj që i prish festën, njofton Syri.net.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptar u dëmtua dhe doli nga fusha e “Olimpico”-s në minutën e 68-të.

Elseid Hysaj është dëmtuar në sfidën ndaj Romës ku Napoli triumfoi 4-1 në "Olimpico".

Shqiptari në këtë përballje u detyrua të largohet nga loja në minutën e 68-të.

Për momentin nuk dihet shkalla e dëmtimit të shkodranit, por shpresohet që të mos ketë asgjë serioze.