Chelsea vuan, por përmbys në fund Cardifin

Chelsea arriti një fitore me përmbysje dramatike në fushën e Cardifit me rezultatin 1-2.

Në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Premierligës, Cardifi i vendit të 18-të, shtangu ekipin e Sarrit, me një gol nga Kamarasa në sekondat e para sapo filloi pjesa e dytë.

Por, në minutën e 84-t, erdhi goli i barazimit nga Azpilikueta, edhe pse, në një pozicion të parregullt.

Por, diçka e tillë nuk u vu re nga anësori, dhe goli u cilësua i rregullt.

Përmbysja e madhe erdhi në minutën e 91-të, kur Loftus-Çik shënoi me kokë nga brenda zone.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në 60 pikë në vendin e gjashtë, dhe afrohet tej mase me vendet e Champions League.