FOTO/ Feron tregon anën e tij romantike si rrallëherë

Fero dhe Arbenita Ismajli janë bërë një nga çiftet më të komentuara nga publiku. Duket se ata kanë një kimi të mrekullueshme me njëri-tjetrin dhe nuk hezitojnë ta shfaqin atë edhe nëpër komente të ndryshme në rrjetet sociale, ku ngacmohen shpesh.

Arbenita është shumë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjete sociale e fotot e saj tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Ditën e sotme, modelja simpatike ka publikuar një foto ku duket shumë e bukur dhe si diçiturë ka shkruar: "Sytë flasin".

E sigurisht nuk mund të mungonte komenti i partnerit të saj i cili shkroi: Por vetëm Fero mund t'i lexojë" dhe Arbenita i komentoi një seri me zemra.