I padëshiruar nga Zidane dhe me dëmtime, Courtois larg Real Madrid

Pas largimit të Solarit si trajner i Realit, duket se është rikthyer edhe harmonia në skuadër duke qenë se Zidane ka rikthyer besimin tek ekipi.

Kjo ka bërë që në skuadër të rikthehen edhe Asensio, Isco, Marcelo, Bale e çdo futbollist tjetër që me Solarin shihej si ‘armik’ i skuadrës.

Kur të gjithë po rikthehen, e kundërta po ndodh me portierin e ardhur me bujë, Thiboua Courtois i cili nuk është preferencë e parë e Zidane që nga minuta e parë aktivizon Keylor Navas-in në ndeshjen me Celta Vigon.

Me shumë gjasa, ditën e sotme kundër Huescas do të ishte pikërisht Courtois në portë nga Zidane, por si për ironi të fatit ai ka pësuar një dëmtim ditën e djeshme në stërvitje.

Klubi raporton se portieri belg ka probleme me tendinën e këmbës së djathtë dhe sot nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Huescas, ku sërish titullar do të jetë portieri Navas.

Duke parë që në Madrid është zgjedhje e dytë dhe që objektiv është De Gea për sezonin tjetër, me shumë mundësi Courtois mund të kërkojë largimin në verë për një klub ku mund të ketë më shumë minuta.