Fotot me të dashurën bënë xhiron e rrjetit, reagon për herë të parë Olsi Bylyku

Aktori i humorit, Olsi Bylyku, është shumë i rezervuar për të ndarë me ndjekësit detaje nga jeta e tij personale, madje është shprehur shpesh në skeçe se është beqar.

Por ai është fotografuar për herë të parë krah të dashurës, gjatë premierës së filmit “2 gisht mjaltë”.

Fotot e publikuara nga “Panorama Plus” tregojnë aktorin e humorit të kapur për dore me një vajzë brune, e cila quhet Egli dhe ka studiuar për Kanto. 

Olsi nuk e ka pritur mirë të gjithë vëmendjen mediatike që partnerja e tij ka marrë, duke qenë se ajo nuk është as një personazh i jetës publike dhe në një prononcim për “RevistaWho” është shprehur: “Për momentin mjaftojnë fotot që kanë qarkulluar, pasi nuk kam dëshirë që të jap informacion më të detajuar, për aq kohë sa vajza në fjalë nuk do që të prononcohet”.