VIDEO/ Brenda vilës super luksoze të Linda Halimit

Këngëtarja Linda Halimi dhe bashkëshorti i saj ditë më parë u bënë prindër për herë të parë.

Në jetë erdhi vajza e tyre të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë Kaimana.

Pak ditë pas lindjes këngëtarja zbuloi se ajo dhe partneri i saj kishin blerë një vilë luksoze që mori vëmëndjen e të gjithëve.

Por së fundmi me anë të një video në Instastory Linda zbuloi pamje brenda shtëpisë madhështore.

Në video bie në sy hapësira e madhe e dhomave, kuzhina moderne, banjoja madhështore dhe nuk kishte si të mungonte gardëroba e këngëtares e cila është më përmasat e një dhome gjumi.

Siç shihet dhe në video vila akoma nuk është kompletuar por që me siguri Linda do ta kthejë në një strehtë të ngrohtë dhe moderne.

Linda from xing.al on Vimeo.