VIDEO/ Messi magjik, supergoli i djeshëm njësoj si ai në 2010

Ndeshja e së shtunës mes Barcelonës dhe Espanyol prodhoi një moment ‘magjie’ pikërisht në momentin kur asnjëra skuadër nuk po arrinte të zhbllokonte rezultatin.

Ishte Lionel Messi ai që me një goditje të jashtëzakonshme nga gjuajtja e lirë shënoi për 1:0.

Ky gol ishte i veçantë pasi u shënua në stilin ‘panenka’ për të cilin stil mendohej se përdoret vetëm në ekzekutimin e penalltive, para se Messi të shfaqej në skenë.

Por, goli me të cilin tërhoqi vëmendjen e botës, nuk ishte risi për argjentinasin, pasi një të tillë kishte shënuar edhe në vitin 2010 kundër Almeria, transmeton lajmi.net.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të dy golat e Messit nga gjuajtja e lirë, të shënuar në stilin ‘panenka’, në mënyrë që të shihni ngjashmërinë mes tyre.

Golindaj Almerias në 2010:

 

 

Goli i djeshëm ndaj Espanyol: