Vendimi/ Ja çfarë do të ndodhë me Gattuson pas humbjes me Sampdorian

Milan u mposht mbrëmë nga Sampdoria me rezultatin 1-0. Kjo humbje që është e dyta pas asaj në derbi kundër Inter, e vështirëson shumë mundësinë që Milan ta mbyllë kampionatin në vendin e tretë.

Kjo humbje bën që Milan të rrëzikojë edhe të humbasë venin e 4 duke e nxjerrë nga zona Champions.

Braziliani Leonardo foli për media pas humbjes 1:0 të Milanit ndaj Sampdorias, e cila është humbja e dytë radhazi në Serie A.

“Duhet të piqemi dhe të merremi me këtë moment të vështirë, ta tejkalojmë atë dhe ta arrijmë synimin tonë; kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, tha Leonardo për Sky Sport Italia.

Gattuso i bëri disa komente gjatë konferencës për media pas lojës, duke habitur shumë persona kur tha se do ta thoshte atë që e mendon pas dy muajve, kur të mbaron sezoni.

“Gattuso ka kontratë me Milanin, të cilën ne kurrë nuk e diskutojmë. Gjithmonë kemi qenë të qartë. E ardhmja e tij nuk është prioritet dhe u befasova kur gazetarët e pyeten për të”, këmbënguli Leonardo.